Liga e Kampionëve do të rikthehet sonte me nëntë ndeshje të raundit të dytë të fazës së ligës. Do të ketë ballafaqime mjaftë interesante, por vëmendja kryesore do të jetë në Londër, aty ku Arsenali e pret gjigantin francez, Paris-Saint-Germain.
Skuadra e Artetas e nisi me barazim ndaj Atalantës këtë garë, kurse PSG triumfoi ndaj Gironas me rezultat 1-0, raporton KosovaPress. Ndeshje tejet interesante pritet të jetë edhe ajo ndërmjet Bayer Leverkusenit dhe Milanit. Derisa skuadra e Granit Xhakës shkatërroi Feynordin me rezultat 4-0, Milani e nisi keq duke u mposhtur nga Liverpooli me rezultat 1-3.
Ndeshjet tjera janë këto:
Salsburg-Brest
Shtutgart-Sparta Prague
Barcelona-Young Boys
Dortmund-Celtic
Inter-Crvena Zvezda
PSV-Sporting
Slovan Bratislava-Manchestr City./UBTnews/