Më shumë se 80% e japonezëve janë kundër mbajtjes së Lojërave Olimpike këtë vit. Kështu thuhet në sondazhin që u publikua të hënën, vetëm dhjetë javë para fillimit të Lojërave Olimpike.
Ky sondazh u realizua pasi Japonia zgjati gjendjen e jashtëzakonshme të premten, teksa vendi po lufton me valën e katërt të koronavirusit. Rritja e rasteve ka mbingarkuar sistemin shëndetësor.
Sipas sondazhit që u realizua nga Asahi Shimbun gjatë vikendit, 43% e respondentëve dëshirojnë anulimin e Lojërave Olimpike, teksa 40% dëshirojnë që ato të shtyhen.
Muajin e kaluar u realizua një sondazh, ku 35% e respondentëve dëshironin që ato të anuloheshin e 34% dëshironin që Lojërat Olimpike të shtyheshin./UBTNews