Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, ka deklaruar se Sergio Aguero nuk do të transferohet në “Old Trafford”.
Norvegjezi nuk pret që një lojtar i cili ka luajtur për dhjetë vjet te City, t’i bashkohet Unitedit.
“Besnikëria është një nga vlerat që për mua më të vërtetë ka rëndësi të madhe. Nuk do të prisja që ndonjë lojtar që ka luajtur për një klub për 10 vjet, do të dëshironte të shkojë te rivalët lokalë. Nuk është për mua. E di që ne jemi profesionistë, por kur një lojtar luan për Man Unitedi nuk shkon në Man City. Ne kemi pasur shembuj të tillë në të kaluarën dhe unë vërtetë nuk isha dakord”, tha Solskjaer.
Në 25 vjetët e fundit, ka ndodhur vetëm një kalim i një futbollisti nga Manchester City te Manchester Unitedi.
Tony Coton, i cili tani është skaut i Man Utd, ishte lojtari i fundit që kaloi nga Man City në “Old Trafford” në vitin 1996 për një marrëveshje prej 500 mijë futnesh.
Ndërkaq, Carlos Tevezi i ishte bashkuar Man Cityt në 2010 pasi kishte kaluar dy vjet në Man Utd. Ndërkohë, Peter Schmeichel dhe Owen Hargreaves po ashtu kanë luajtur për të dyja skuadrat.
Sergio Auguero që është shënuesi më i mirë në histori të Manchester Cityt, do të largohet nga klubi anglez në fund të sezonit, kur edhe i skadon kontrata.