UBT News

Solskjaer thotë se rikthimi i Ronaldos në Manchester United ishte gjë e gabuar

Solskjaer ishte në krye kur United solli pesë herë fituesin e Topit të Artë në Old Trafford në një lëvizje të shumëpërfolur në gusht të vitit 2021.

Por gjërat shpejt ndryshuan pasi ekipi pati mospajtime dhe Solskjaer u shkarkua në nëntor të atij viti.

Ronaldo u largua nga klubi në mënyrë të ashpër 12 muaj më vonë dhe aktualisht luan në Ligën Pro Saudite me Al Nassr.

“Ishte për të ndërmarrë hapin tjetër për të sfiduar titullin. Dhe, për fat të keq, thjesht nuk funksionoi”, tha Solskjaer për Athletic.

“Ishte një vendim që ishte shumë i vështirë për ta refuzuar dhe ndjeva se duhej ta merrnim, por doli i gabuar.

U ndjeva shumë mirë kur ai nënshkroi dhe tifozët e ndjenë këtë në atë ndeshje me Newcastle. Ai ishte ende një nga golashënuesit më të mirë në botë, ai dukej i fortë”.

Por norvegjezi shtoi se“Kur ke një grup, duhet që të gjithë të tërhiqen në të njëjtin drejtim. Kur gjërat nuk shkonin siç duhet, mund të shihje lojtarë të caktuar dhe ego-t [e tyre] të dilnin”.

Solskjaer ishte gjithashtu menaxher kur klubi nënshkroi mbrojtësin anglez Harry Maguire në 2019.

Norvegjezi mendon se kritikat e fundit, madje edhe talljet me Maguire, kanë qenë të padrejta./UBTNews/

Exit mobile version