UBT News

Solskjaer: Ronaldo është fenomen

Trajneri i Manchester United Ole Gunnar Solskjaer, pak minuta para ndeshjes kundër Atalantës në Champions League ka dhënë një deklaratë para mediave.

Ai tha se Cristiano Ronaldo është një fenomen.

Solskjaer theksoi se prej se Ronaldo u kthye në ekip pati ndikim tepër të madh.

“Ronaldo është një lojtar fantastik, ai ka pasur një ndikim të madh në ekip dhe është një lider në dhomat e zhveshjes: të gjithë e shikojnë me admirim, rikthimi i tij në United ka qenë shumë pozitiv duke pasur parasysh se ai erdhi në shtator dhe ai ka shënuar 7 gola tashmë. Ne duhet të fitojmë, shpresojmë që të jetë një ndeshje e ngjashme me atë të ndeshjes së parë”.

“Ne ishim shumë të kënaqur me performancën kundër Tottenham, Bailly është një zëvendësues i denjë për Lindelof dhe ne presim që të jemi në gjendje të mbajmë portën e pastër edhe këtë mbrëmje”.

CR7 edhe njëherë i shpëtoi “djajtë e kuq” nga disfata.

Fituesi i pesëfishtë i “Topit të artë”, shënoi dy herë kundër klubit italian duke e barazuar dy herë rezultatin.

https://youtube.com/watch?v=fAOSLmuRox8%3Ffeature%3Doembed

Exit mobile version