Manchester United konfirmon besimin për Ole Gunnar Solskjaer, pavarësisht ecurisë së dobët në Premier League dhe në Champions.
Klubi mbështet trajnerin pikërisht përpara ndeshjes me Atalantën, aty ku nis një kalendar shumë i vështirë.
Djajtë e Kuq luajnë në kampionat me Liverpool e Tottenham, përpara ndeshjes së kthimit me bergamaskët.
Deri në fund të muajit tjetër, skuadra do të ketë derbin me Manchester City dhe sfidat me Chelsea e Arsenal. Nëntori do të jetë pikërisht koha e llogarive dhe ku do të vendoset e ardhmja e Solskjaer në “Old Trafford”. Në këtë situatë, Antonio Conte pret një telefonatë nga drejtuesit e United dhe jo rastësisht refuzoi kontratën e sheikëve të Newcastle.