Fakti se disa libra janë të rrallë, do të thotë se këto “xhevahire” nuk janë të arritshme për të gjithë entuziastët e përditshëm të letërsisë.
Motra e vogël e Beyonce-s dhe këngëtarja e njohur, Solange, po përpiqet ta ndryshojë këtë!
Studioja krijuese e këngëtares, “Saint Heron”, kohët e fundit krijoi një bibliotekë që synon të rrisë qasjen në veprat e rralla dhe të shtypura nga autorë me ngjyrë, transmeton UBT News.
Nisma filloi të hënën dhe përmban një koleksion të prej 50 librash që lexuesit në SHBA mund të huazojnë deri në 45 ditë, dhe kjo falas! Koleksioni përfshin poezi, drama, arte pamore dhe më shumë, dhe u drejtohet studentëve, artistëve, stilistëve, muzikantëve dhe adhuruesve të letërsisë.
“Shpresojmë që duke i shfaqur këto vepra, komuniteti ynë të frymëzohet për të eksploruar dhe studiuar më tej gjerësinë e shprehjes artistike dhe ndikimin e autorëve me ngjyrë në inovacionin krijues gjatë historisë”, thotë Saint Heron në faqen e saj të internetit.
Shumë nga autorët e paraqitur në koleksionin fillestar të Saint Heron ka të ngjarë të jenë të njohur për adhuruesit e librave, ndër ta: Octavia Butler, Gwendolyn Brooks, Langston Hughes, Audre Lorde dhe Ntozake Shange.
Megjithatë, bibloteka nxjerr në pah veprat e tyre që mund të jenë më pak të njohura./UBTNews/