UBT News

Sofia Vergara shijon ribashkimin me ish-yjet e ‘Modern Family’

Modern Family mund ta ketë përfunduar shfaqjen e saj në vitin 2020, por aktorët e serialit të dashur të humorit ABC janë ende të afërtë me njëri tjetrin.

Sofia Vergara, ndau në Instagram një seri fotosh ku shfaqeshin ish-yjet e saj Jesse Tyler Ferguson dhe Sarah Hyland duke shijuar një piknik në një park. E veshur me një fustan të verdhë, Vergara buzëqeshi për kamerën në njërën nga shkrepjet ndërsa shijonte piknikun me dy aktorët Jesse dhe Sarah.

Pra është e qartë, kasta e Familjes Moderne pëlqen të mbetet në kontakt.

Verën e kaluar, burri në ekran i Vergara, Ed O’Neill, u shfaq për një ribashkim të befasishëm gjatë një paraqitje në America’s Got Talent, në të cilën Vergara shërben si juri./UBTNews

Exit mobile version