UBT News

Sofia Vergara flet për përballjen me kancerin

Sofia Vergara ka folur për përballjen e saj me kancerin. Në moshën 28-vjeçare ajo u diagnostikua me kancer të tiroides.

Vergara ndau këtë eksperiencë gjatë një programi me telefonata për bamirësi, të shtunën.

49-vjeçarja, e cila ishte një nga nikoqirët e shumëfishtë të ngjarjes deklaroi: “Në moshën 28-​​vjeçare gjatë një vizite te mjeku, ai ndjeu një gungë në qafë. Bënë shumë teste dhe më thanë më në fund se kisha kancer të tiroides. Kur je e re dhe dëgjoni fjalën kancer, mendja të shkon gjithkund, por u përpoqa të mos bëj panik dhe të mësoja më shumë rreth tij”.

Aktorja shtoi se “ka lexuar shumë libra dhe mësoi gjithçka rreth kësaj sëmundje”. Madje ajo tha se ishte shumë me fat që e zbuloi herët se kishte kancer dhe kishte mbështetjen e familjes së saj.

“Isha me fat, dhe kjo ishte gjithçka që më duhej. Ky lloj kanceri është shumë i qetë, dhe zakonisht e kupton që e ke pasi është përhapur tashmë dhe është shumë më e vështirë për t’u trajtuar”, tha ajo.

Gjatë fjalimit të saj, aktorja u bëri thirrje shikuesve të jenë vigjilentë për gjendjen e tyre shëndetësore./UBTNews

Exit mobile version