UBT News

Snoop Dogg shpërndan fotografi pranë nënës së tij në spital, e shoqëron me shkrim prekës

Reperi i njohur amerikan, Snoop Dogg, të dielën u dha fansave një informacion sa i përket gjendjes së nënës së tij, Beverly Tate, e cila vazhdon të mbetet e shtruar në spital, duke luftuar për jetë.

‘Gëzuar të dielën! Unë dhe vëllezërit e mi shkuam te mamaja sot dhe ajo hapi sytë për të na parë dhe për të na bërë të ditur se ajo ende lufton”, shkroi reperi 49 vjeçar.

“Zoti është i mirë … faleminderit për të gjitha lutjet një ditë në një kohë”, ka shkruar më tutje ai.

Këtë postim ai e ka shoqëruar me një fotografi ku shfaqet artisti duke u mbështetur mbi nënën e tij në spital.

Exit mobile version