UBT News

Snoop Dogg paditet për sulm seksual

Reperi Snoop Dogg është paditur për sulm seksual nga një valltare e cila ka punuar me të vazhdimisht.

Akuzuesja Jane Doe ngriti padinë në një gjykatë federale të Los Anxhelosit dje (9 shkurt), duke pretenduar se Snoop (emri i vërtetë Calvin Cordozar Broadus Jr.) dhe bashkëpunëtori i tij Bishop Don “Magic” Juan (Donald Campbell) e sulmuan atë seksualisht, pasi mori pjesë në një koncert të reperit Snoop Dogg në Kaliforni, më 29 maj të vitit 2013.

Sipas Rolling Stone, gruaja pretendon se ajo u sulmua disa herë pasi pranoi ta përcillte në shtëpi me veturë. Pretendoi se Bishop Don “Magic” e sulmoi atë seksualisht. Më pas, ajo ka thënë se Snoop e kishte sulmuar kur e kishte zënë në një banjë dhe e kishte detyruar të kryente veprime seksuale.

Gruaja pretendon se nuk e ka raportuar menjëherë rastin sepse ajo po mendonte për karrierën e saj, për shkak se ajo punonte në kompani të ndryshme në pronësi të reperit./UBTNews

Exit mobile version