UBT News

Snoop Dogg nuk di të shqiptojë emrat e të nominuarve në Golden Globes

Reperi i njohur, Snoop Dogg, bëri një surprizë gazmore të hënën kur prezantoi nominimet për Golden Globes 2022, përcjell UBT News.

Ndërsa ai po lexonte emrat, ai bëri disa gabime që të kujtojnë prezantimin famëkeq të Travoltës në Oscars të vitit 2014, kur erdhi momenti për të shqiptuar emrat e yjeve.

Këtë herë, ishte Snoop Dogg ai që mori shumë vëmendje për prezantimin e tij. Ai shpalli Ben Affleck aktorin më të mirë në rolin dytësor për dramën e tij “The Tender Bar”. Megjithatë, reperi e quajti atë “Been Afflay”.

Ai gjithashtu gaboi emrin e Ciarán Hinds në të njëjtën kategori.

Por gabimet e tij nuk mbarojnë këtu. Reperi i’a ndërroi emrin edhe regjisorit Denis Villeneuve të filmit “Dune” duke e prezantuar atë si Dennis Villain Uawver, gjatë leximit për kategorinë e regjisorit më të mirë.

Pavarësisht polemikave të fundit rreth Golden Globes, fansat u befasuan kur panë reperin në ekran. Pas paraqitjes së tij, meme-t në internet ishin të pafunda./UBTNews/

Exit mobile version