Reperi Snoop Dogg lansoi një emision edukativ për fëmijë. Emisioni titullohet “Doggyland — Kids Songs & Nursery Rhymes” dhe do të transmetohet në YouTube dhe YouTube Kids.
Krijuar në partneritet me producentin Claude Brooks dhe këngëtarin October London, ky emision rrëfen për një kastë shumëngjyrësh qensh që këndojnë, kërcejnë dhe kësisoj ata ua mësojnë “aftësitë sociale, emocionale dhe njohëse fëmijëve të vegjël”, thuhet në njoftim për shtyp.
Në emisione paraqiten shkronjat, numrat, kafshët, zakonet e mira — të gjitha me një mesazh të përgjithshëm pranimi, diversiteti dhe përfshirjeje./UBTNews/