Reperi dhe sipërmarrësi Snoop Dogg po e zgjeron perandorinë e tij të biznesit. Kësaj here ai do të lansojë një linjë të produkteve të kafesë, që e mori nga Indonezia.
Ai ka bashkëpunuar me sipërmarrësin e kafesë indoneziane, Michael Riady, për të lansuar INDOxyz.
“Lidhja ime me kafenë daton qe sa kohë. Përgjatë netëve të gjata në studio duke krijuar hite, kafeja na shtyu të punojmë. Sot shënojmë lansimin e kompanisë së re të cilën e krijova me partnerin tim Michael, i cili më prezantoi me shijen më të mirë të kafesë indoneziane”, deklaroi ai mes tjerash.
Snoop shtoi se Indo do ta ndryshojë industrinë, duke iu referuar brendit të tij të kafesë./UBTNews/