Snoop Dogg nuk ishte aspak i përgatitur të shihte mikun e tij, reperin ikonë, Tupac Shakur, në një gjendje kaq të rëndë kur shkoi për ta vizituar në spital disa orë pasi ai ishte qëlluar katër herë në Las Vegas më 1996.
“Ne sapo folëm me Suge, ai e mbuloi kokën dhe na tregoi se çfarë ndodhi dhe tha ‘Pac do të jetë mirë, ai do të kalojë, ai u qëllua nëntë herë më parë, se të ishte mirë’”.
Megjithatë, sapo mbërriti në spital, Snoop Dogg ishte i shokuar se sa kritike ishin lëndimet e reperit.
“U ndjemë sikur do të jetë mirë derisa shkuam në spital dhe pamë që nuk është mirë. Ai kishte tuba të vendosur”, kujtoi Snoop. “Kur hyra brenda, u ndejva sikur ai të mos ishte madje aty dhe më ra të fikët”.
Nëna e Shakurit, Afeni Shakur, megjithatë, e ndihmoi Snoop të gjente forcën e tij.
“Ajo tha: ‘Fëmija im nuk të ka parë kurrë të dobët. Unë nuk dua që ti të jesh i dobët para tij. Shko në tualet dhe merre vetën dhe kthehu atje dhe fol me të e tregoi se si ndihesh”.
Pas gjashtë ditësh nën kujdesin spitalor, Shakur vdiq nga dështimi i frymëmarrjes më 13 shtator 1996./UBTNews/