UBT News

Snoop Dogg flet për raportet me princin Harry dhe William: Janë djemtë e mi

Reperi Snoop Dogg ka folur rreth raportit të tij me princin Harry dhe William. Ai tha se Harry dhe William janë ‘djemtë e tij’ – duke thënë se ata ishin fansa të tij.

Ylli i hip hopit që jeton afër dukës dhe dukeshës së Sussexit në Los Angeles, foli për miqësinë me vëllezërit.

“Janë djemtë e mi. Unë jam çdoherë këtu për ta dhe ata mund të mbështeten te unë”, deklaroi ai.

Reperi tregoi se sa shumë i respekton princin Harry dhe princeshën Meghan, dhe thotë se i mbështet ata, ‘pavarësisht se e gjithë bota i gjykon’.

“Ai dhe Meghan po e jetojnë jetën siç ata duan dhe nuk është e lehtë marrë parasysh faktin që e gjithë bota i gjykon. Ata mund ta jetojnë jetën si të duan – e kanë respektin maksimal nga unë për këtë gjë”, deklaroi ai./UBTNews

Exit mobile version