UBT News

Sneijder motivon Interin: Liverpooli nuk është Barcelona e vitit 2010

Ish-ylli i Interit, Wesley Sneijder, sugjeron se Liverpooli nuk është aq i fortë sa Barcelona në vitin 2010 dhe zbulon një truk që ai përdori për t’iu qasur ndeshjeve evropiane gjatë sezonit kur Interi i fitoi tre titujt kryesor.

Ish-reprezentuesi holandez ishte një nga yjet kryesor të Interit në edicionin 2009-10, kur kampionët e Serisë A fituan tripletën nën drejtimin e José Mourinhos. Ndeshja e mbrëmjes së sotme mes “Nerazzurrëve” dhe Liverpool-it ka sjellë krahasime me dy ndeshjet e luajtura nga ajo skuadër e Interit në fazën eliminatore në vitin 2010, kundër Chelseat dhe Barcelonës.

Të dyja skuadrat ishin favoritë kundër zikaltërve, por të zgjedhurit e Mourinhos arritën t’i mposhtin dhe të fitojnë Ligën e Kampionëve në një finale në “Santiago Bernabeu” kundër Bayern Munihut, transmeton KosovaPress.

I pyetur se a mund të synojnë lojtarët e Simone Inzaghit diçka të ngjashme këtë sezon? A është kjo skuadër e Liverpool-it e krahasueshme me Barcelonën e Pep Guardiolës në 2010, Sneijder tha:

“Jo, nuk mendoj kështu. Stili i tyre i lojës është shumë i ndryshëm dhe skuadra e Barcelonës kishte lojtarë të jashtëzakonshëm në çdo pozicion. Pres një lojë intensive sonte”.

“Interi do të duhet të përballet me intensitetin e Liverpool-it. “Reds” janë mësuar më shumë me këto lojëra, ndërsa Inzaghi sapo ka nisur rrugën e tij te Interi, por tashmë ka lënë gjurmë”, tha Sneijder për “La Gazetta dello Sport”.

Interi dhe Liverpooli ballafaqohen sonte në “Giuseppe Meazza” me fillim nga ora 21:00 në ndeshjen e parë mes tyre të vlefshme për fazën e eliminimit direkt 1/16.

Exit mobile version