UBT News

Smith përjashtohet nga “Oscars” për 10 vjet, flet aktori

US actor Will Smith accepts the award for Best Actor in a Leading Role for "King Richard" onstage during the 94th Oscars at the Dolby Theatre in Hollywood, California on March 27, 2022. (Photo by Robyn Beck / AFP) (Photo by ROBYN BECK/AFP via Getty Images)

Academy Awards e ka përjashtuar aktorin amerikan, Will Smith, nga ceremonia “Oscars” për një dekadë, pas shuplakës që ia dha prezantuesit Chris Rock në ceremoninë e cila u mbajt më 28 mars. Aktori e ka pranuar ndalimin që i është bërë nga Academy Awards.

“Unë e pranoj dhe respektoj vendimin e Akademisë”, ka thënë Smith në një deklaratë të siguruar nga revista People.

Akademia përcaktoi se “për një periudhë 10-vjeçare, nga 8 prilli i vitit 2022, Smithit nuk do t’i lejohet të marrë pjesë në asnjë ngjarje apo program të Akademisë, personalisht ose virtualisht, duke përfshirë, por pa u kufizuar në Çmimet e Akademisë”, sipas një letre dërguar nga Presidenti i Akademisë, David Rubin dhe CEO Dawn Hudson.

Will goditi prezantuesin Rock në fytyrë, pasi ky i fundit u tall me gjendjen shëndetësore të gruas së tij Jada Pinkett Smith./UBTNews/

Exit mobile version