Sllovakia ka pezulluar përdorimin e injektimit me AstraZeneca për personat që duan të vaksinohen për herë të parë.
“Njerëzit që janë duke pritur për dozën e dytë të kësaj vaksine aktualisht po vaksinohen me AstraZeneca”, njoftoi ministria e Shëndetësisë.
“Ministria e Shëndetësisë aktualisht po shqyrton disa alternativa se si do të veprojmë në këtë çështje në Sllovaki. Ne jemi duke marrë të gjitha mendimet e ekspertëve dhe do ta ndjekim këtë javë”, sqaroi ministria.about:blank
Vendimi vjen pasi Instituti Shtetëror i Kontrollit të Barnave të vendit tha se vdekja e një gruaje 47-vjeçare ka të ngjarë të ishte e lidhur me injektimin e kësaj vaksine.
Në një deklaratë, të lëshuar të premten, ministria sqaroi se kishte përcaktuar që shkaku i vdekjes të lidhej me trombozën e sinusit venoz cerebral, një çrregullim i mpiksjes së gjakut.