Arbitri i njohur slloven i futbollit, Slavko Vinçiq, ka vendosur t’i japë fund karrierës së tij vetëm një javë pasi drejtoi finalen e Kupës së Botës mes Spanjës dhe Argjentinës.
Federata e Futbollit e Sllovenisë ka konfirmuar se Vinçiq është tërhequr nga arbitrimi në moshën 46-vjeçare, duke e mbyllur karrierën në kulmin e saj.
Lamtumira e tij vjen menjëherë pas drejtimit të ndeshjes më prestigjioze në futbollin botëror, finales së Kupës së Botës, një arritje që për shumë arbitra konsiderohet kulmi i karrierës.
Vinçiq u bë arbitër ndërkombëtar në vitin 2010 dhe gjatë viteve ndërtoi një karrierë të jashtëzakonshme. Përveç finales së Botërorit, ai ka drejtuar edhe finalen e Ligës së Kampionëve, si dhe ka qenë pjesë e dy edicioneve të Kupës së Botës dhe disa Kampionateve Evropiane.
Me përvojën dhe paraqitjet e tij në skenën më të madhe të futbollit, Vinçiq largohet nga arbitrimi si një prej gjyqtarëve më të suksesshëm të gjeneratës së tij.
D.L
