FIFA ka zyrtarizuar ekipin e arbitrave që do të drejtojë finalen e madhe të Kupës së Botës 2026 mes Spanjës dhe Argjentinës, e cila do të zhvillohet më 19 korrik në stadiumin “New York New Jersey Stadium”, i njohur edhe si “MetLife Stadium”.
Përballja që do të përcaktojë kampionin e ri të botës do të drejtohet nga gjyqtari slloven Slavko Vinçiç, një prej arbitrave më të vlerësuar në skenën ndërkombëtare. FIFA i ka besuar atij përgjegjësinë për të udhëhequr ndeshjen më të rëndësishme të turneut.
Vinçiç do të ketë në krah dy bashkëkombësit e tij, Tomaz Klancnik dhe Andraz Kovacic, të cilët do të shërbejnë si gjyqtarë anësorë.
Ekipi i arbitrimit do të kompletohet nga zyrtarë nga Jordania. Adham Makhadmeh është caktuar si gjyqtar i katërt, ndërsa Mohammad Alkalaf do të jetë gjyqtari ndihmës rezervë.
Me këtë vendim, FIFA i ka besuar një prej sfidave më të mëdha të futbollit botëror një ekipi arbitrash me përvojë ndërkombëtare, për të garantuar drejtësi në finalen ku Spanja dhe Argjentina do të luftojnë për trofeun prestigjioz.
D.L
