UBT News

Skulptura mbi 200-vjeçare vandalizohet me shkumësa blu

Statuja mbi 200-vjeçare e nimfës së ujit, Sabrina, është vandalizuar me shkumësa blu, thuhet në një deklaratë të National Trust.

Skulptura e dëmtuar në Worestershire të Anglisë perëndimore u zbulua javën e kaluar, por pas pastrimit të statujës, National Trust, ia hoqi njollat e shkumësit.

E dizenjuar nga skulptori i njohur britanik, John Bacon, në fillim të viteve 1770, statuja e Sabrinës është gdhendur nga guri Coade dhe ndodhet në një shpellë që fillimisht ishte zbukuruar me guaska ekzotike, korale dhe gurë të çmuar, pranë një liqeni artificial gjarpëror 1,5 milje të gjatë./UBTNews/

Exit mobile version