Këtë të shtunë, skuadra e Torinos nuk do të luajë ndeshjen kampionale të planifikuar ndaj Genoas, kjo si shkak se skuadra e Genoas është karantinuar, pasi 14 zyrtarë të klubit, përshirë lojtarë dhe anëtarë të tjerë të stafit kanë rezultuar pozitiv në testin për COVID-19.
Drejtori sportiv i Genoas, Daniele Faggiano ka konfirmuar se e gjithë skuadra është karantinuar dhe se ndeshja me Torinon nuk do të zhvillohet.
Me protokollin e UEFA-s, thuhet se 13 lojtarë është numri minimal për të zhvilluar një ndeshje, gjë që Genoa nuk i ka në dispozicion, për shkak se i tërë ekipi është në karantinë.
Skuadra italiane do të duhet t’i kalojë 14 ditë në karantinë, e më pas që të rikthehet të luajë në takimet që janë të planifikuara./UBTNews