RB Leipzig është bërë skuadra e parë e eliminuar nga Liga e Kampionëve këtë sezon. Humbja 3-2 në shtëpi ndaj Aston Villa vulosi fatin e skuadrës gjermane, duke i dhënë fund shpresave për të siguruar një vend në fazën tjetër të garës më prestigjioze të klubeve.
Pas gjashtë ndeshjeve në fazën e grupeve, Leipzig numëron po aq humbje, një bilanc që ka rezultuar fatal për ambiciet e tyre evropiane. Edhe pse kanë mbetur dy ndeshje deri në fund të fazës së grupeve, skuadra e drejtuar nga Marko Rose nuk ka më gjasa matematikore për t’u kualifikuar.
Vendi i katërt që të çon në fazën 1/16 mbahet nga PSG-ja me shtatë pikë, ndërsa Leipzigu, edhe në rast fitoreje ndaj Sportingut dhe Sturm Grazit, nuk mund ta arrijë këtë pikët të nevojshme për kualifikim.
Eliminimi i hershëm i Leipzigut nënvizon një sezon zhgënjyes për ekipin gjerman në garat ndërkombëtare, ndërsa Aston Villa siguron një fitore të rëndësishme në një grup tejet konkurrues./UBTNews/