UBT News

Skuadra e Leverkusenit është pas trajnerit Seoane, pavarësisht fillimit të dobët

Mbrojtësi i Bayer Leverkusen, Jonathan Tah, ka thënë se skuadra mbështet plotësisht trajnerin Gerardo Seaone, pavarësisht një fillimi të tmerrshëm në sezonin 2022/23 të Bundesligës.

Leverkusen përfundoi në vendin e tretë në sezonin e kaluar, tani është në vendin e 15-të , me pesë pikë nga shtatë ndeshje. Pas pushimit të ndeshjeve ndërkombëtare do të përballet në udhëtim te kampioni, Bayern Munich.

Drejtori ekzekutiv i klubit, Fernando Carro, ka thënë se udhëheqja e klubit vazhdon të ketë besim te trajneri zviceran Seoane.

Ekipi është gjithashtu pas trajnerit, ne kemi shumë besim të ndërsjellë, ka një bazë të përbashkët. Tani për tani është e rëndësishme që ne të dalim nga fundi së bashku“, tha Tah për revistën sportive Kicker, përcjell UBTNews.

Tah tha se Seoane jep një shembull të mirë duke kritikuar së pari veten dhe më pas shikon gabimet e të tjerëve, sipas Tah pikërisht kështu duhet ta bëjë çdo sportist. /UBTNews/

Exit mobile version