Të gjithë lojtarët e skuadrës së parë të Barcelonës kanë rezultuar negativ në testet PCR për koronavirus dhe do të jenë gati për t’u përballur kundër Athletic Bilbaos të mërkurën.
Barcelona ka raportuar të hënën në mbrëmje se dy anëtarë të stafit të Ronald Koeman janë testuar pozitivë për Covid-19, e cila gjë bëri që të shtyhen stërvitjet dhe konferenca për shtyp e së martës.
Të gjithë lojtarët janë testuar të martën (sot) dhe asnjëri prej tyre nuk e kishte virusin, e cila gjë do të thotë se ata do të mund të luajnë kundër Athletic Bilbaos.
Stërvitjet e fundit u mban në ora 18:00 kurse në konferencë nga Ciudad Deportiva Joan Gamper foli Koeman në ora 19:45.