UBT News

Skuadra angleze shkarkon trajnerin

Skuadra e Leeds United e ka konfirmuar se ka shkarkuar trajnerin Javi Garcia pas 12 ndeshjeve në krye të klubit.

Zigor Aranalde, Mikel Antia dhe Juan Solla, të cilët ishin ndihmësit e Garcias, gjithashtu do të largohen nga klubi.

Ndërkaq, Leeds e ka zëvendësuar Javi Garcian me Sam Allardyce, i cili do ta drejtojë skuadrën në katër ndeshjet e mbetura të këtij sezoni.

Përgjatë 29 viteve si trajner, Allardyce ka menaxhuar mbi 500 ndeshje në Premier Ligë.

Ndeshja e parë e Allardyce në krye të Leeds do të jetë të shtunën kundër kampionit aktual anglez, Manchester Cityt.

Exit mobile version