UBT News

Skocia voton për të ardhmen e pavarur

Gjatë ditës së sotme po zhvillohen zgjedhje në Mbretërinë e Bashkuar në të gjithë vendin, për insitucione të ndryshme. Në Skoci dhe Uells zhvillohen zgjedhjet parlamentare ndërsa në Angli po zhvillohen zgjedhjet për këshillat komunalë dhe kryetarët e komunave. Fokusi më i madh i kësaj dite elektorale është mbi zgjedhjet parlamentare në Skoci, të cilat janë veshur nga thirrjet dhe debatet për një referendum të ri për pavarësinë e Skocisë nga Mbretwria e Bashkuar.

Partia më e madhe në Skoci, Partia Kombëtare Skoceze (SNP) e udhëhequr nga Ministrja e Parë e Skocisë Nicola Sturgeon, është futur në këto zgjedhje e udhëhequr nga ideja e arritjes së shumicës parlamentare, gjë e cila do t’i lejonte Parlamentit dhe Qeverisë Skoceze të paraqesë kërkesën për referendum në qeverinë Britanike të Boris Johnson. Kjo nuk është hera e parë që Skocia kërkon një referendum për pavarësinë, i fundit i mbajtur në vitin 2014 kur qytetarët votuan me shumicë 55% për të qëndruar pjesë e Mbretërisë së Bashkuar.

E ndërsa partita Konservatore Britanike ka forcuar pozitat e veta në Skoci, rritja e mbështetjes qytetare për pavarësim nga unioni pas daljes nga Bashkimi Evropian, është kthyer në bindje të SNP dhe Surgeon për një fitore qe do t’i hapte rrugën një referendumi për pavarësi. Pavarësimi nga Kurora Britanike shihet nga SNP si një mundësi për rritje ekonomike për Skocinë nga, por gjithashtu edhe si një rrugëzgjidhje për ribashkim me Bashkimin Evropian. Gjatë zgjedhjeve për Brexit, shumica dërrmuese e votuesve Skocezë votuan për të qëndruar në BE, e tanimë përmes votës në këto zgjedhje kanë mundësinë të votojnë për të rishikuar pozicionin e Skocisë si në Mbretërinë e Bashkuar ashtu edhe me BE-në.

Sondazhet e deritanishme e quajnë si shumë të ngushtë rezultatin për të treguar nëse SNP do të mund të fitojë shumicën parlamentare, por të gjitha tregojnë se partitë pro-referendumit për pavarësi, si Partia Alba dhe të Gjelbrit Skocezë, do të fitojnë mjaftueshëm vota për tu zgjedhur në parlament, nga ku edhe do të mund të mbështesnin mocionin për referendum. SNP fitoi 63 mandate nga parlamenti prej 139 vendesh në zgjedhjet e fundit në 2016, vetëm 2 mandate më pak për të arritur shumicën në parlament. Në secilin rast, kërkesa për referendum duhet të dërgohet në qeverinë e udhëhequr nga Johnson, i cili është shprehur haptazi refuzues ndaj kësaj kërkese.

Rezultati përfundimtar i këtyre zgjedhjeve do të jetë me shumë interes, jo vetëm për të ardhmen e unionit Britanik, por edhe për atë të hartës gjeopolitike në Evropë.

Exit mobile version