UBT News

​Skitarja Lirika Deva rrëmben medaljen e artë në garën e FIS-it

Skitarja kosovare Lirika Deva, ka fituar medaljen e artë në garën e FIS-it, të mbajtur në Bansko të Bullgarisë.

Nga dy garat e mbajtura në sllallom, Deva në njërën fitoi të artën, ndërsa në njërën doli nga shtegu në lëshimin e parë.

Lirika pritet ta përfaqësojë Kosovën edhe në Lojërat Olimpike Dimërore për të Rinj Gangëon 2024.

Exit mobile version