UBT News

Skims e Kim Kardashian tani ka vlerë 4 miliardë dollarë

Marka Skims e Kim Kardashian ka arritur në 4 miliardë dollarë në vlerësimin e saj të fundit pasi kompania mblodhi 270 milionë dollarë në një raund të ri financimi, raportoi New York Times.

Shifra befasuese është afërsisht 1 miliard dollarë më shumë sesa vlerësimi prej 3.2 miliardë dollarësh që investitorët i dhanë Skims vitin e kaluar.

Kardashian lansoi kompaninë e saj në vitin 2019, me markën që tërhiqte 2 milionë dollarë në shitje në vetëm pak minuta pasi faqja e saj u bë e njohur.

Sipërmarrësja ka zgjeruar linjën e saj tani duke përfshirë gjithçka, nga rrobat e banjos deri tek ato të rehatshmet./UBTNews/

Exit mobile version