Skiatorja shqiptare Lara Colturi ka arritur një tjetër rezultat të shkëlqyer në Kupën e Botës për femra në ski, duke u renditur e gjashta në garën e sllallomit që u zhvillua në Courchevel, Francë. Lara përfundoi garën me kohën e përgjithshme 1’46”52, duke bërë një performancë të shkëlqyer pas një zbritjeje të dytë shumë të fortë.
Ajo regjistroi kohën 52”73 në zbritjen e dytë, duke fituar tetë pozita dhe duke u ngjitur në vendin e gjashtë. Pas zbritjes së parë, Lara kishte një kohë prej 53”81. Ky rezultat i jep asaj pikë të rëndësishme për renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës.
Ky është një tjetër sukses për 18-vjeçaren kuqezi, që po tregon një sezon fantastik, me dy podiume dhe gjithnjë në mesin e “top-15” më të mirave të garës./UBTNews/