UBT News

Skenaristi Makolli kërkon dënim me vdekje në Kosovë

Alban Makolli, i cili njihet edhe si skenarist mori pjesë në protestën e sotme ku u kërkua mbrojtja e grave dhe vajzave, pas rastit të dhunimit të 11-vjeçares. Ai tha se duhet më shumë edukatë për fëmijët nga prindërit.

Sipas tij, duhet të ekzistojë edhe dënimi me vdekje në Kosovë.

“Duhet të gjitha nënat shqiptare të zgjohen prej gjumit mbas këtij rasti. T’i edukojnë fëmijët e tyre së pari dhe drejtësia duhet ta thotë fjalën e vet. Dënimi me vdekje duhet të ekzistojë në Kosovë”, tha ai.

Exit mobile version