UBT News

Skenaristi i “I Am Legend” i përgjigjet kritikave rreth filmit

speaks onstage during the WGN America Winter 2016 TCA Panel at The Langham Huntington Hotel and Spa on January 8, 2016 in Pasadena, California.

Filmi i zhanrit triller post-apokaliptik “I am Legend” po nxit reagime, duke bërë që skenaristi i filmit të theksojë se skenari është tërësisht fiktiv.

Skenaristi Akiva Goldsman sqaroi se filmi “I Am Legend” i vitit 2007 është puro fiktiv pasi një burim anonim i kishte thënë gazetës New York Times se po i frikësohen vaksinimit për shkak të filmave.

Në atë film, bazuar në romanin e vitit 1954 me të njëjtin emër, pasi një virus shkatërroi qytetërimin dhe pjesën tjetër i ktheu ne monstra, i vetmi i mbijetuar në Nju Jork mundohet dëshpërimisht të gjejë një kurë!

Goldsman shkroi në Twitter: “Zoti im. Është një film. Unë e bëra. Nuk është e vërtetë”, shkroi ai.

Filmi ka ngjallur reagime qysh nga autorizimi i vaksinave në vitin 2020. Reuters solli “një sërë faktesh” bazuar në skenarin e filmit pasi përdoruesit në rrjete sociale pohuan se “vaksina” kishte kthyer personazhet e filmit në monstra./UBTNews

Exit mobile version