UBT News

Skenari i filmit “Rust” nuk parashikonte të shtëna, ngrihet padi ndaj aktorit Alec Baldwin

Është ngritur padi ndaj aktorit Alec Baldwin, ku mes tjerash pretendohet se në skenarin e filmit “Rust” nuk ka pasur kërkesë për të shtëna me armë zjarri. Si pasojë e incidentit me armë, ka mbetur e vdekur kinematografja Halyna Hutchins.

Padinë e ka ngritur mbikëqyrësja e skenarit, Mamie Mitchell – e cila e thirri policinë pas ngjarjes tragjike në xhirimet e filmit në Nju Meksiko. Baldwin dhe producentët e filmit ende nuk kanë dalë me ndonjë deklaratë.

Avokati i saj ka akuzuar aktorin se ka shtënë me armë, pa e kontrolluar paraprakisht atë.

Autoritetet janë ende duke e hetuar ngjarjen tragjike që ndodhi në sheshxhirimin e filmit perëndimor “Rust”, më 21 tetor. Ende nuk ka ndonjë padi penale nga autoritetet kundër pjesëtarëve të ekipit./UBTNews

Exit mobile version