Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë Departamentin Special kundër 10 personave.
Nëntë persona A.N, M.B, SH.K, E.D, R.D, F.M, B.G, R.M dhe M.B janë akuzuar për shkak të veprës penale organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.
Ndaj një të akuzuari tjetër është paraqitur aktakuzë në drejtim të veprës penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, thuhet në njoftim./UBTNews/