Wayne Rooney është bërë epiqendra e kritikave të shumta në Angli gjatë ditëve të fundit. Foto dhe video të tij me dy vajza bionde janë publikuar kudo.
Vajzat pa dijeninë e trajnerit të Derby County kishin bërë foto dhe video të papërshtatshme kur ai ishte nën efektin e alkoolit. Së fundmi ka reaguar vetë Rooney, i cili i kërkon falje familjes së tij dhe klubit të Derby për ato foto dhe atë sjellje, që nuk është aspak shembull për lojtarët e tij.
“Kam gabuar. Shkova në një festë me dy miqtë e mi. I kërkoj falje familjes sime dhe klubit për imazhet që po qarkullonin dhe dua të vazhdoj të bëj përpara. Mezi pres të nisim përgatitjet për ndeshjet e radhës”, shprehet Rooney. /abcnews.al