Lyon-Marseille në Ligue 1 është shtyrë për një datë për tu përcaktuar: vendimi është marrë pas pezullimit të ndeshjes në minutën e 6′ për shkak të një shishe plot me ujë, e hedhur nga tribuna, drejt Dimitri Payet. Lojtari i OM, i qëlluar në kokë, u ndihmua nga mjekët ndërsa arbitri dhe kapitenët e dy skuadrave, pasi tentuan të qetësonin tifozët, vendosën të riktheheshin në dhomat e zhveshjes, duke pezulluar përkohësisht lojën.
Autoritetet donin të rifillonin ndeshjen për arsye të rendit publik, por hezitimi i Marsejës dhe Liga Franceze e Futbollit çuan në një tendencë për shtyrje. Autori u identifikua, u arrestua dhe u dërgua në komisariat. Është episodi i shtatë i këtij lloji që ndodh në Ligue 1 që nga fillimi i sezonit.