UBT News

S’ka kuorum, dështon sërish zgjedhja e kryesuesit të ri të Këshillit Gjyqësor

Përpjekjet për zgjedhjen e kryesuesit të ri të Këshillit Gjyqësor të Kosovës po shoqërohen me diskutime mbi rëndësinë e ruajtjes së pavarësisë së këtij institucioni nga interesat e jashtme.

Gjatë mbledhjes u vu në dukje se, ndonëse procesi zgjon interesimin e politikës, është thelbësore që anëtarët e KGJK-së të mos sinkronizojnë veprimet e tyre me struktura të jashtme, pasi çdo presion apo favorizim do të dëmtonte integritetin e gjyqësorit.

Paralelisht me këtë, anëtari Artan Abazi shprehu shqetësimin e tij për mungesat e gjyqtarëve në takime, duke e cilësuar si të papranueshëm njoftimin e gjyqtarit Fahret Velija vetëm 12 orë para mbledhjes, pavarësisht se ftesa ishte dërguar ditë më parë.

Aktualisht, gara për të parin e Këshillit zhvillohet mes dy kandidatëve, gjyqtarit të Supremes, Thaqi, dhe atij të Apelit, Bislimaj. Sipas rregullave në fuqi, KGJK ka një afat prej 30 ditësh për të plotësuar këtë pozitë që nga momenti kur ajo mbetet e lirë.

Exit mobile version