Muzeu “Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës, dr. Ibrahim Rugova”, pa përkujdesje institucionale. Të paktën kështu duket objekti nga jashtë, pasi përkundër orarit, dyert e muzeut janë të mbyllura.
Në një video të siguruar nga KosovaPress, shihet se mungon intervenimi nga dora e njeriut. Aty në hyrje shihen kubëzat e mbushura me barë dhe pakujdesi ndaj flamurëve. Njëjtë duken edhe dritaret e objektit
Kurse, ajo që të bije në sy është edhe mungesa e flamurit kombëtar dhe atij të Kosovës.
Ky objekt dikur ishte i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës që në vitet ‘90 ka shërbyer si vendtakim i inetelektualëve kosovarë që përpiqeshin të gjejnë një formë të tërthortë në kërkim të Republikës të suprimuar më herët nga ish-Federata e Jugosllavisë, ndërsa më vonë është bërë vatra ku kishte vepruar Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës.