Manchester United këtë verë bëri disa transferime tejet interesante, ku ndër emrat me të cilët gjiganti anglez e përforcoi skuadrën është edhe ylli brazilian, Antony.
Antony kaloi nga Ajaxi te “Djajtë e Kuq” për një shifër prej 95 milionë eurosh, dhe që nga ajo kohë ka arritur të bëjë tre paraqitje në të gjitha garat duke regjistruar vetëm një gol mbi emrin e tij.
Por, si duket ylli brazilian nuk është duke kaluar momente të mira në zhveshtore, pasi siç raportohet nga “MEN”, Antony është përplasur me anësorin anglez, Jadon Sancho.
Bëhet e ditur se arsyeja e kësaj përplasjeje mes Antonyt dhe Sanchos është numri i një fanelle, por jo çfarëdo numri.
Sancho dhe Antony janë duke luftuar kokë më kokë prapa skenave te Manchester United pasi që të dy dëshirojnë të marrin numrin 7 në fanellë, kur Cristiano Ronaldo të largohet nga “Old Trafford”.
Gjatë tërë verës ishte spekuluar se Ronaldo dëshiron të largohet nga United, por që në fund, superylli portugez mbeti te gjiganti anglez.