UBT News

Situatë e tmerrshme në ndeshjen Nice – Marselle, tifozët vërshojnë në fushë për ta sulmuar Payetin

Ndeshja e Ligës së Francës, ajo ndërmjet Nice dhe Marselle është ndërprerë për shkak të një kaosi që ka ndodhur brenda fushës.

Në fakt, gjithçka nisi nga një përplasje ndërmjet tifozëve të Nice dhe sulmuesit të Marselle Dimitri Payet doli jashtë kontrollit dhe sigurimi nuk arriti që t’i ndal ata pasi të mllefosur u vërsulën drejt sulmuesit për ta sulmuar fizikisht atë, përcjellë KosovaPress.

Situata vazhdon të jetë e tensionuar ndërkohë nuk dihet nëse ndeshja do të vazhdojë të luhet sonte.

Exit mobile version