Krerët e Manchester United që nga dita e hëne janë në bisedime të vazhdueshme për të ardhmen e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer pas paraqitjes së tmerrshme të klubit në humbjen 5:0 si vendas kundër Liverpoolit.
Pjesa kryesore e bordit së bashku me Sir Alex Ferguson dëshirojnë që t’i japin Solskjaerit edhe një shans tjetër që të jetë në krye të skuadrës në ndeshjen kundër Tottenham.
Pavarësisht kësaj, presioni vazhdon të rritet te Solskjaer pas rezultateve të vazhdueshme jo të mira me Manchester United muajin e kaluar, raporton gazetari i njohur, Fabrizio Romano.
Në anën tjetër, ende nuk ka pasur bisedime zyrtare mes krerëve të “Djajve të Kuq” dhe trajnerit italian Antonio Conte, ku ky i fundit do të dëshironte që ta pranonte detyrën e trajnerit dhe nëse do të ketë ofertë ditëve të ardhshme për të, Conte është shprehur i gatshëm që të marrë timonin e gjigandit anglez.
Po ashtu, Conte gjatë karrierës nuk ka qenë pjesë e stilit të tij që të emërohet trajner i një skuadre gjatë kohës sa është duke u zhvilluar sezoni, por klubi i vetëm që mund ta ndryshojë mendjen e tij është Manchester United.
Ndërsa, sot Ole Gunnar Solskjaer ka qenë prezent në Carrington për seancat përgatitore të ekipit bazë, dhe ai e di që pjesa e kryesore e bordit dëshiron që t’ia dhurojë atij edhe një shans tjetër në ndeshjen kundër Tottenham.