UBT News

Bota në luftë me zjarret!

Edhe pse u raportua se zjarri ka prekur një termocentral në Turqi, fatmirësisht flakët nuk dëmtuan njësitë kryesore të termocentralit në Kemerkoy në pjesën jugperëndimore të Turqisë.

Punonjësit dhe banorët në zonën e rrezikuar u evakuuan përmes një anije të marinës ndërsa erërat e forta nxisnin flakët.

Tetë persona kanë humbur jetën në Turqi që kur kanë filluar këto zjarre, kurse më shumë se 150 vatra kanë shpërthyer javën e fundit, të cilat presidenti Erdogan i cilësoi si më të rëndat në historinë e vendit.

Të përfshira nga flakët janë edhe shumë rajone greke.

Një zjarr i shpejtë në ishullin grek të Evia shpërtheu nëpër pyje të dendura pishe duke bërë që banorët të largohen. Zjarri, i përkeqësuar nga ndryshimi i erërave, i detyroi autoritetet të evakuojnë gati një duzinë fshatrash. Flakët mbërritën deri ne det, duke djegur qindra shtëpi e pemë.

Greqia po përballet me valën e saj më të rëndë të të nxehtit në 30 vjet dhe rreziku mbeti i lartë për ditët e ardhshme në shumicën e vendit. Temperaturat tejkaluan 40 gradë Celsius për ditën e tretë.

Evropa po përjeton mot ekstrem këtë verë, nga përmbytjet e mëdha deri në valët e nxehta dhe zjarret.

Ndërsa në Kaliforni, zjarri më i madh shpërtheu përsëri pasi ka filluar për gati tre javë në male të largëta. Zyrtarët paralajmëruan se moti i nxehtë dhe i thatë do të kërcënonte në ndezjen e mëtejshme të flakëve.

Zyrtarët paralajmëruan se temperaturat e larta rrisin rrezikun e zjarreve të reja në pjesën më të madhe të shtetit. “Unë mendoj se ne patjetër kemi disa ditë të vështira para nesh,” tha Shannon Prather me Shërbimin Pyjor të SHBA-së.

Nxehtësia nga flakët krijoi gjithashtu një re pirokumulus, një kolonë masive tymi që u ngrit 30.000 metra (1000 metra) në ajër, tha Mike Wink, një shef i sektorit shtetëror të operacioneve të zjarrit.

Moti i ngjashëm i rrezikshëm pritet në të gjithë Kaliforninë jugore./UBTNews

Exit mobile version