UBT News

Situata me zjarre, Komisioni për Bujqësi viziton Suharekën

Komisioni parlamentar për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapsinor dhe Infrastrukturë, ka vizituar Komunën e Suharekës.

Duke e parë gjendjen e krijuar nga zjarret në Komunën e Suharekës si dhe angazhimin institucional nga Komuna, anëtarët e Komisionit Parlamentar për Bujqesi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapsinor dhe Infrastrukturë, sot e kanë vizituar Komunën e Suharekës, për t’u informuar lidhur me situatën e shkaktuar nga zjarret si dhe për t’a parë mundësinë e bashkëpunimit në mes të nivelit qendror dhe lokal dhe për menagjimin sa më të lehtë të kësaj situate të krijuar, tash e sa ditë.

Kryetarja e këtij komisioni znj.Fitore Pacolli, së bashku me anëtarët e komisionit, deputetët znj.Albena Reshitaj, z.Salih Zyba si dhe z.Milazim Salijaj, gjatë bashkëbisedimit me nënkryetaren e Komunës znj.Mihrije Suka si dhe me drejtorin e Shërbimeve Publike, njëherit edhe koordinator për emergjenca, tha se vizita jonë është për t’a parë dhe për t’u informuar për së afërmi lidhur me gjendjen e krijuar nga zjarret të cilat po shkaktojnë probleme serioze.

Ndërsa, nënkryetarja znj.Suka, i ka falënderuar anëtarët e komisionit për interesimin dhe për vizitën që ata e bënë në Komunën e Suharekës, si dhe për t’a parë mundësinë e bashkëpunimit ndër instutucional, duke shtura se kryetari Muharremaj është vazhdimisht në terren, në vatrat e zjarrit, duke i’u qëndruar afër zjarrfikësve.

Enver Shabani, drejtori i Shërbimeve Publke, njëkohësisht edhe koordinator i situatave emergjente, e ka njoftuar komisionin në mënyrë profesionale lidhur me situatën e krijuar në Komunën tonë.

Në fund, të gjithë së bashku, kanë dalur në terren, për t’i parë nga afër vatrat e zjarrit dhe për t’i dhënë kurajo zjarrfikësve, të cilët janë në gjendje gatishmërie që nga dita e parë e shfaqjes së zjarrit.

Po ashtu, e kanë vizituar edhe Qendrën e Zjarrfikësve në Suharekë.

Exit mobile version