UBT News

Situata me Rrahmanin, ka gjasa që të bashkohet me Kosovën

Kombëtarja e Kosovës sot ka marrë rrugë drejtë Shkupit, aty ku e pret takimi më i rëndësishëm me Maqedoninë e Veriut, për të siguruar një biletë për Europianin 2021.

Mirëpo, Kosova po përballet me shumë mungesa, ndër të cilat të theksuara janë ajo e Vedat Muriqit, Milot Rashicës e Amir Rrahmanit.

Por, ky i fundit ka gjasa që t’i bashkohet ekipit kombëtar, pasi që në mediat sllovake ka qarkulluar lajmi se futbollisti i tyre te Napoli, Stanislav Lobotka mund të jetë pjesë e Sllovakisë për ndeshjen ndaj Irlandës.

Sipas trajnerit Sllovak, Pavel Hapal, lojtari sllovak është duke pritur edhe një test të tretë negativ, në mënyrë që t’i bashkohet ekipit kombëtar të Sllovakisë, gjë që do të ishte e njëjta edhe me Amir Rrahmanin, kapitenin e Kombëtares së Kosovës./UBTNews

Exit mobile version