UBT News

Situata e Dembeles te Barcelona, Laporta jep përgjigjen e fundit

Pasi u konfirmuar nga shumë media në mbarë botën se Barcelona ka arritur marrëveshje me Leeds United për transferimin e Raphinhas, e ardhmja e Ousmane Dembeles mbetej e paqartë.

Por, gazetari i njohur Fabrizio Romano, e konfirmoi sot që Dembele do të nënshkruajë kontratën e tij të re me Barcelonën, pasi është arritur akordi mes dy palëve.

Ylli francez ka nënshkruar një kontratë dy vjeçare, e cila do ta mbajë atë në “Spotify Camp Nou” deri në qershor të vitit 2024.

Dembele dëshironte që të qëndrojë te Barça pavarësisht ofertave nga klube të ndryshme evropiane, ku ndër faktorët kryesorë ishte edhe trajneri Xavi.

Lajmin që Dembele ka nënshkruar kontratën e re e ka konfirmuar edhe presidenti i Barcelonës, Joan Laporta.

Po, këtë javë ne do të nënshkruajmë dhe do të prezantojmë Raphinhan dhe Ousmane Dembelen”, tha Laporta.

Dembele do të nënshkruajë me Barçën deri në qershor të vitit 2024, kurse Raphinha i bashkohet klubit deri në qershor të vitit 2027.

Exit mobile version