UBT News

Sipas Kukës, presidenca shqiptare refuzoi shtetësinë shqiptare për Laura Fazliun

Trajneri i ekipit kosovar të xhudos, Driton Kuka tha se presidenca shqiptare ia ka refuzuar shtetësinë shqiptare Laura Fazliut.

Ai përmes një shkrimi në Facebook njoftoi se si pasojë e kësaj, Fazliu nuk kishte pasur mundësi të udhëtonte me ekipin në Azerbajxhan shkaku i pasaportës.

Kuka i cilësoi të mjerë ata që nuk e njohin një vajzë që po e bën kombin shqiptar krenar kudo në botë.

“Laura Fazliu në një ndër fitoret e saj në World Judo Masters! Edhe një informatë për Laurën, përkundër që nga Ministria Brendshme dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit mori miratimin, ajo nga ekspertë të Presidencës Shqiptare u refuzua për Shtetësi Shqiptare! I mjerë ai që nuk e sheh një vajzë që po bën krenar çdo Shqiptar kudo në Botë që nuk qenka interes Kombëtar! Laura s’mundi të udhëtoj në Azerbajxhan shkaku i pasaportës, muaj më parë! Faleminderit Qeverisë Shqiptare por sinqerisht ‘ekspertët’ në Presidencë janë të mjerë. Flamur Gashi deri sa ishte në Presidencën Shqiptare s’kemi pas kurrë probleme të tilla!”, shkroi Kuka në Facebook.

Exit mobile version