Kremlini akuzoi Uashingtonin për një “qëndrim armiqësor” ndaj Rusisë duke thënë se ajo e percepton Moskën si një “kundërshtar” dhe provokon përshkallëzim të mëtejshëm.
“Shtetet e Bashkuara mbeten armiqësore ndaj vendit tonë, na perceptojnë si kundërshtar, shprehin vullnetin politik për të zgjeruar më tej përfshirjen e tyre në konfliktin midis Rusisë dhe Ukrainës”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Peskov akuzoi Uashingtonin për refuzimin e “shprehjes së gatishmërisë për të njohur shqetësimet legjitime të Federatës Ruse” dhe tha se fjalimi i fundit i Biden “përkundrazi, provokon përshkallëzim të mëtejshëm”./UBTNews/