UBT News

Sipas autoriteteve shëndetësore vendore, faktorët që kanë çuar në rritjen e rasteve të reja janë tre

Kina ka regjistruar 92 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, nga të cilët 59 janë në provincën juglindore të Fujian, gjë që ka alarmuar vendin. Për këtë arsye, autoritetet kanë vendosur të karantinojnë banorët e Xiamen, një qytet me 5 milionë banorë.

Po kështu, që nga mesnata e kaluar, shërbimet e autobusëve në distanca të gjata janë pezulluar, si pjesë e një sërë masash që përfshijnë kthimin në klasa “online” për studentët nga kopshti në universitet dhe mbylljen e të gjitha vendeve të zbavitjes.

Për më tepër, vetëm udhëtarëve me rezultate negative do t’u lejohet hyrja në aeroportin e qytetit. Tubimet masive janë ndaluar, dasmat janë shtyrë dhe funeralet është urdhëruar që të bëhen sa më thjeshtë.

Sipas autoriteteve shëndetësore kineze, 95 340 njerëz janë infektuar në vend që nga fillimi i pandemisë, ndër të cilët 89 894 janë shëruar dhe 4 636 kanë vdekur.

Exit mobile version