UBT News

“Sinjalizo”, nis performanca kundër korrupsionit në Prishtinë

Nisma Rajonale Kundër Korrupsionit ka nisur performancën kundër korrupsionit “Sinjalizo” përmes së cilës po performohet shkatërrimi i parave në mënyrë simbolike, ashtu si në të vërtetë ndodh përmes korrupsionit.

Fushata sensibizizuese e RAI po zhvillohet në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet, ku qytetarët do të kenë mundësinë të shohin shfaqjen 14-orëshe, përmes së cilët synohet të tërhiqet vëmendja ndaj dëmit që korrupsioni i shkakton shoqërisë, në mënyrë që qytetarët të ndërgjegjësohen dhe të sinjalizojnë korrupsionin.

Qytetarët mund të bëhen pjesë e këtij aksioni duke vizituar sheshin “Zahir Pajaziti”.

Exit mobile version